Zyrtarizohet Valtteri Botta te Mercedesi

Formula 1

Zyrtarizohet Valtteri Botta te Mercedesi

Më: 16 janar 2017 Në ora: 20:08
Pascal Wehrlein do të garojë me Sauberin në Botërorin e Formulës 1

Pascal Wehrlein do të garojë me Sauberin në Botërorin e Formulës 1 të këtij viti, lajm që u zyrtarizua nga vet skuadra zvicerane.

Kalimi i Wehrlein te Sauberi i hapi rrugë Valtteri Bottas për të shkuar te Mercedesi, ku ka zëvendësuar Nico Rosbergun.

Kjo do të thotë se Felipe Massa ka shumë të ngjarë që t’u kthehet garave me Williamsin, pavarësisht deklaratës për tërheqjen përfundimtare të tij nga Formula 1.

Wehrlein ka qenë në rolin e pilotit rezervë te Mercedesi, ndërsa vitin e kaluar ishte pjesë e Manor. Në vitin 2015, piloti 22-vjeçar mori pjesë në kampionatin “DTM” duke fituar edhe titullin kampion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat