Massa: Valtteri ka një rast të artë

Formula 1

Massa: Valtteri ka një rast të artë

Më: 17 janar 2017 Në ora: 13:54
Massa

Kalimi i Valtteri Bottas te Mercedes ka rikthyer në pistë një nga pilotët më të mirë dhe veteran të Formula 1, brazilianin Felipe Massa, që do të pilotojë sërish makinën Williams.

Ka qenë vetë braziliani ai që ka konfirmuar kalimin, duke u shprehur se ndihet i detyruar të bëjë këtë hap pas në shenjë mirënjohje karshi Williams edhe pse në nëntor deklaroi tërheqjen nga garat, transmeton Telegrafi

“Jam shumë i lumtur që kam sërish mundësinë të rikthehem te Williams. Pashë që kisha ende dëshirë brenda meje për të garuar në pistë. Williams është një skuadër që e kam në zemër dhe kam respekt për të gjithë punën që po bëhet aty, për t’u përmirësuar. Valtteri ka një rast të artë dhe shpresoj ta shfrytëzojë si duhet atë”, tha Massa, që do të ketë si shok skuadre 18-vjeçarin kanadez Lance Stroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat