Pritet shumë lëvizje në organizim dhe strukturë

Formula 1

Pritet shumë lëvizje në organizim dhe strukturë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 15:40
Ecclestone

Mbretërimi i Bernie Ecclestone në botën e Formula 1 është drejt fundit. Sipas “Sky Sports”, pronarët e rinj të Liberty Media, që blenë aksionet e Ecclestone, kanë marrë tashmë frenat e kampionatit më të bukur të garave të shpejtësisë. Pas ratifikimit të marrëveshjes pak ditë më parë, ata kanë ndërmend të bëjnë së shpejti disa ndryshime të rëndësishme në organizim. Duke nisur nga largimi i Bernie Ecclestone nga detyra e shefit ekzekutiv të Formula 1.Mediat britanike deklarojnë se Ecclestone, tashmë 85 vjeç, do t’i ofrohet detyra e “presidentit të përjetshëm” të Formula 1, një pozicion më shumë honorifik, si vlerësim për kontributin e tij. Një lëvizje e pronarëve të rinj të Liberty Media, që duan të tregojnë se tashmë për garat e automobilizmit do të nisë një epokë dhe frymë e re. Ndryshimet pritet të konfirmohen gjatë kësaj fundjave, duke bërë shumë lëvizje në organizim dhe strukturë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat