Rregulla të reja dhe më pak të ashpra

Formula 1

Rregulla të reja dhe më pak të ashpra

Më: 26 janar 2017 Në ora: 16:17
Pamje nga një garë

Rregulla të reja dhe më pak të ashpra për të dhënë më pak dënime si dhe për të inkurajuar pilotët që të bëjnë më shumë parakalime. Është kjo ideja që drejtuesit e rinj të Formula 1 kanë për vitin 2017, për të ndryshuar regulloren e garës. “Ideja është që një pilot të penalizohet vetëm nëse është totalisht fajtor për një aksident apo dalje jashtë piste. Në të kundërt, nuk do të aplikohet asnjë penalizim”, kanë thënë drejtuesit e rinj, që më tej shtuan. “Kjo formulë e re do të inkurajojë pilotët që të tentojnë më shumë parakalime, pa patur frikën e penalizimit. Kjo do ta bëjë më të bukur garën dhe pilotët do të jenë më agresivë, duke tentuar të parakalojnë edhe aty ku shohin se ka sadopak hapësirë”, thën më tej pronarët e rinj të Formula 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat