Ferrari të blejë aksione të Formula 1

Formula 1

Ferrari të blejë aksione të Formula 1

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 15:38
Ilustrim

Presidenti i Ferrarit, Sergio Marchionne ka pranuar sot idenë që makina “kokëkuqe” të blejë aksione të Formula 1, që së fundi ndryshoi pronëse dhe kaloi në duart e “Liberty Media”. Numri 1 i Ferrarit pranoi se kanë nisur disedimet me pronarët e rinj, duke e konsideruar si shumë të rëndësishme mundësinë për të investuar në këtë sport. Por Marchionne kërkon të dijë fillimisht planët afatgjata që kanë pronarët e rinj dhe se çfarë do të ndodhë pas vitit 2020, kur përfundon “pakti i bashkëpunimit”.Marchionne ka konfirmuar interesimin gjatë një analize financiare të vitit 2016 të Ferrarit. “Unë shpresoj që me pronarët e rinj ky sport të bëjë hapa përpara. Ata e njohin mirë këtë sport, por edhe botën e reklamave dhe argëtimit, ndaj mund ta bëjnë më tërheqës këtë sport. Ndaj dhe Ferrari kërkon të jetë pjesë e këtij argëtimi në të ardhmen”, tha presidenti i Ferrarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat