Vettel aksidentohet!

Formula 1

Vettel aksidentohet!

Më: 10 shkurt 2017 Në ora: 17:26
Makina e Vettelit

Piloti Sebastian Vettel ka pasur një aksident në testet që Ferrari po kryente me gomat e reja Pirell, të cilat do të përdoren në Botërorin 2017 të Formula 1. Në shtegun e Fiorano, në “shtëpinë Ferrari”, makina italiane po kryente disa teste me kërkesën e Pirellit dhe me lejen e FIA-s. Vettel po provonte gomat e reja me makinën SF15-T (makina e vitit 2015), kur e ka parë veten jashtë shtegut. Makina Ferrari përfundoi në barrierat mbrojtëse, thuajse e shkatërruar, por për fat të mirë asnjë problem për pilotin gjerman, që ka dalë vetë nga makina. Makina është tërhequr me një traktor drejt bokseve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat