Alonso: Asnjëherë nuk jam përgatitur si këtë vit

Formula 1

Alonso: Asnjëherë nuk jam përgatitur si këtë vit

Më: 15 shkurt 2017 Në ora: 14:41
Alonso

Edhe pse pak ditë më parë shefi i ri i makinës McLaren, Zak Brown deklaroi se makina britanike nuk ka asnjë shans për të fituar ndonjë garë, kjo nuk e prerë entuziazmin e pilotit spanjoll Fernando Alonso.

Dy herë kampioni i botës në Formula 1 shprehet se ndihet në formën optimale, “më mirë se kurrë ndonjëherë në prag të një sezoni. Asnjëherë nuk jam përgatitur si këtë vit”. Piloti i McLaren, i intervistuar nga e përditshmja spanjolle “As” beson se mund të fitojë ndonjë garë këtë vit, duke qenë më optimist se shefi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat