Gomat e reja do të jenë më të shpejta

Formula 1

Gomat e reja do të jenë më të shpejta

Më: 17 shkurt 2017 Në ora: 19:22
Paul Hembery

Gomat e reja do të jenë më të shpejta dhe mbi të gjitha më rezistente në pistë. Kështu deklaroi sot Paul Hembery, drejtori i Motorsport Pirelli, njeriu që drejton operacionet e markës italiane të gomave në garat e Formula 1.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “Marca”, ai ka folur për surprizat që Pirelli do të sjellë në botërorin e garave me makina për vitin 2017. “Niveli i degradimit të gomës është reduktuar ndjeshëm dhe diferenca mes tipeve të ndryshme të gomave është ulur mjaft”, tha Hembery, ndërkohë që gomat e këtij botërori do të jenë më të gjera.Nga starti i nje gare te Formula 1Këto ndryshme do të sjellin edhe një ulje të ndalesave të makina në bokse për të ndërruar gomat. “Po, do të ketë më pak ndalesa në bokse, duke ndjekur kështu trendin e viteve të fundit. Do të kemi shumë gara me vetëm një “pit stop”, por duke qenë se diferenca mes gomave është ulur ndjeshëm, do të ketë më shumë spektakël, pasi edhe shpejtësia në pistë do të jetë më e madhe. Kohëzgjatja e gomave në pistë rrit sigurinë dhe pilotët sulmojnë më shumë dhe kjo është një gjë më e mirë për spektaklin”, u shpreh më tej Paul Hembery. Makinat kanë nisur provat me gomat e reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat