Vettel: Ferrari është në rrugën e duhur

Formula 1

Vettel: Ferrari është në rrugën e duhur

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 19:14
Sebastian Vettel

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, nuk ka asnjë dyshim se makina e re do të jetë në gjendje të sfidojë rivalët e tjera për titull në Formula 1. “Kur shoh atë që ndodhi sezonin e kaluar jam i bindur se Ferrari është në rrugën e duhur. Kemi mësuar shumë, por edhe kemi punuar shumë për të ardhmen. Skuadra e ka nisur punën dhe shoh se këtë vit jemi më përpara me përgatitjet. Ndaj, jam i bindur se do t’i arrijmë të gjitha objektivat që i kemi vënë vetes. Unë kam ende shumë besim te projekti im për t’u shpallur kampion bote me Ferrarin dhe dua ta realizoj atë”, ka thënë Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat