Vettel: Është shpejtë për të bërë parashikime

Formula 1

Vettel: Është shpejtë për të bërë parashikime

Më: 2 mars 2017 Në ora: 17:11
makina Ferrari

Ferrari i ri  i vitit 2017, SF70-H bind por pavarësisht se në 3 ditët e testeve që u zhvilluan në Barcelonë në pistën e Montmelo, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen regjistruan kohë të mira, është ende herët për të kuptuar se kokëkuqja i ka shanset për të rivalizuar fort Mercedes-in në garën për titull  në sezonin e ri që do të nisë pas pak javësh. I këtij mendimi është gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel me 4-herë kampionin e Botës në Formula 1 që nuk dëshiron të flasë përpara kohe.

"Kam zbritur në pistë vetëm 2 ditë, është shpejtë për të bërë parashikime por makina e re Ferrari është shumë e besueshme. Shpresoj se do të zhvillojmë një sezon të mirë dhe do të jemi një nga skuadrat pretendente për titullin por le t’ia lëmë kohës për të dhënë përgjigje më të sakta sesa të fortë jemi”, ka thënë Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat