Vettel: Është ende herët për të kuptuar sa të fortë jemi

Formula 1

Vettel: Është ende herët për të kuptuar sa të fortë jemi

Më: 2 mars 2017 Në ora: 23:22
Vettel

Ferrari i ri  i vitit 2017, SF70-H bind por pavarësisht se në 3 ditët e testeve që u zhvilluan në Barcelonë në pistën e Montmelo, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen regjistruan kohë të mira, është ende herët për të kuptuar se kokëkuqja i ka shanset për të rivalizuar fort Mercedes-in në garën për titull  në sezonin e ri që do të nisë pas pak javësh. I këtij mendimi është gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel me 4-herë kampionin e Botës në Formula 1 që nuk dëshiron të flasë përpara kohe.

” Kam zbritur në pistë vetëm 2 ditë, është shpejtë për të bërë parashikime por makina e re Ferrari është shumë e besueshme. Shpresoj se do të zhvillojmë një sezon të mirë dhe do të jemi një nga skuadrat pretendente për titullin por le t’ia lëmë kohës për të dhënë përgjigje më të sakta sesa të fortë jemi”.

Në ditën e 3-të të testeve në pistën e Montmelo, Vettel regjistroi kohën e dytë më të shpejtë duke u pozicionuar menjëherë pas Valteri Bottas me 247 të mijtat e sekondës më i ngadaltë.

“Duke parë kohët tona dhe ato të makinave të tjera, gjithcka duket në rregull, por e përsëris është vërtetë shumë shpejtë për të thënë se deri ku mund të arrimë në sezon që pritet të fillojë. Gomat rezistojnë më shumë, makina është e ndryshme, më duket sikur unë dhe Raikkonen po pilotojmë Ferrarin e 10 viteve më parë. Megjithatë duhet të punojmë shumë për të qenë gati për fillimin e kampionatit Botëror”.

Sezoni i vitit 2017 në Formula 1 do të startojë, fundjavën e 25 dhe 26 Marsit me provat zyrtare dhe garën e Cmimit të Madh të Australisë që do të zhvillohet në pistën e Albert Park në Melbourne.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat