Ricciardo pret garë të paparashikueshme

Formula 1

Ricciardo pret garë të paparashikueshme

Më: 7 mars 2017 Në ora: 15:46
Daniel Ricciardo

Pas përfundimit të testeve të para të Formula 1 të zhvilluara në pistën e Montemelo, pilotët kanë konfirmuar se këtë vit në Botëror do të luajë një rol vendimtar edhe përgatitja fizike. Makinat janë më të gjera dhe të gjata, gomat më të gjëra dhe impakti që ato kanë në kthesa është ndryshe nga ai i viteve të fundit. Çka do të thotë më shumë sforco te pilotët. Këtë gjë e konfirmon piloti australian i Red Bull, Daniel Ricciardo, që e sheh me optimizëm sezonin e ri. “Këtë vit mund të ndodhë që në xhirot e fundit të ketë pilotë që të tërhiqen nga gara, pasi nuk janë në gjendje të përballojnë lodhjen. Kjo do ta bëjë më të bukur garën, madje të paparashikueshme”, tha Ricciardo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat