Hamilton është i kujdesshëm!

Formula 1

Hamilton është i kujdesshëm!

Më: 8 mars 2017 Në ora: 17:32
Hamilton

Skuadra kampione në fuqi e botës në Formula 1, Mercedesi, ka ende punë për të bërë.  Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, tha se ende janë në fazën e zhvillimit të makinës. “Kemi kryer shumë xhiro, por nuk kemi mundur të gjejmë shumë tregues në krahasim me javën e kaluar. Kjo edhe për faktin se kushtet e pistës nuk ishin shumë të mira”, ka thënë Hamilton. Britaniku preferon që të tregohet shumë i kujdesshëm në lidhje me makinën e re të Formulës 1: “Është e vështirë të thuash sesa i ndjeshëm do të jetë përmirësimi i makinës në prag të kampionatit. Shpresoj të kem në dispozicion mjetin më të mirë dhe më të shpejtë të mundshëm”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat