Marchionne: Ferrari në 2017 kthehet fitues

Formula 1

Marchionne: Ferrari në 2017 kthehet fitues

Më: 8 mars 2017 Në ora: 20:00
Marchionne

Kanë kaluar 9 sezone dhe rreth 10 vite. Ishte data 16 Nëntor 2007, kur Kimi Raikkonen përfitonte nga lufta në distancë mes dy pilotëve të McLaren-it në atë periudhë, Lewis Hamilton dhe Fernando Alonsos, për të bërë të tijin titullin e parë kampion në Formula 1. Ai sukses i finlandezit mbahet mend ende sepse është titulli i fundit që ka fituar Ferrari për pilotë. Pas dicka më shumë se 2 javësh do të nisë sezoni i ri i vitit 2017-të dhe te skuadra me qëndër në Maranello nuk duan që edhe ky vit të jetë një dështim për ta.

Sergio Marchionne presidenti i kokëkuqes, pret shumë nga sezoni i ri pasi beson se Ferrari tashmë e ka bërë hapin e madh për tu rikthyer sërish një makinë fituese dhe për të mos kujtuar me nostalgji, vitin 2007-të. ” Nëse nuk e fitojmë as këtë herë Botërorin e Formula 1 do të ishte viti i 10-të pa një titull dhe ajo që duhet të bëjmë është ti japim fund kësaj periudhe të errët. Nuk mund të vazhdojmë të hedhim baltë mbi historinë tonë të ndritur, theksoi fillimisht Marchionne. Presidenti i skuadrës italiane u shfaq shumë optimist në intervistën e tij, duke nënvizuar. “Duhet të kthehemi të jemi një skuadër e pathyeshme ashtu si në periudhën kur ishte Shumacher. Po punojmë fortë, makina e re SF70H, është e besueshme, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara dhe besoj se do të zhvillojmë një sezon të shkëlqyer, shtoi në fund presidenti i Ferrarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat