Gara e parë, në rrezik

Formula 1

Gara e parë, në rrezik

Më: 20 mars 2017 Në ora: 19:17
Pamje nga një garë

Gara e parë sezonale në MotoGP, ajo që zhvillohet ditën e diel (26 mars) në pistën e Losail në Katar, është në rrezik. Parashikimi i motit nuk jep lajme të mira, madje priten reshje të dendura shiu, ashtu si gjatë fundjavës së kaluar, ku u anuluan testet e Moto 2 dhe Moto 3. Kjo situatë pritet edhe këtë fundjavë, diçka e pabesueshme kur mendon se pista është ndërtuar në mes të shkretëtirës.

Ndaj, rrezikon të përsëritet e njëjta situatë si në vitin 2009, kur gara e MotoGP u zhvillua ditën e hënë. Pista e lagur dhe fakti që ajo zhvillohet me drita, çka bën që reflektimi i dritës në ujë të pengojë pilotët, e bëjnë të pamundur zhvillimin e saj në kushte normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat