Vinales: Mund të dueloj deri në fund për titullin kampion

Formula 1

Vinales: Mund të dueloj deri në fund për titullin kampion

Më: 27 mars 2017 Në ora: 16:21
Vinales

Viti 2017 ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për pilotin spanjoll të Yamaha, Maverick Vinales, që mbrëmë fitoi garën e Çmimit të Madh të Katarit në Moto GP, zhvilluar në pistën e Losail. Pas një beteje të fortë me italianin e Ducati, Andrea Dovizioso (i dyti), Vinales preu i pari vijën e finishit, por pranon se sfida ka qenë e fortë. “Në fillim e garës isha i kujdesshëm në pistë, pasi ajo ishte e lagur dhe kur të tjerët nisën të jenë më të shpejtë edhe unë nisa të dueloj me ta. Por motori bëri diferencën, Yamaha më vuri në dispozicion një motor të mirë dhe në fund gjithçka shkoi ashtu siç e kishim parashikuar.

Një fitore e rëndësishme”, tha Vinales.Piloti spanjoll i Yamaha, Maverick Vinales“Jam i kënaqur që në garën e parë me Yamaha arrita të fitoj. Duelova me rivalët dhe në fund ia dola mbanë. Kjo më bën shumë të lumtur, pasi kështu mund të dueloj deri në fund për titullin kampion”, u shpreh më tej Vinales, që la pas edhe shokun e skuadrës Valentino Rossi, që u rendit i treti. “Kemi bërë një punë të madhe gjatë këtyre muajve, ndaj fitorja është e rëndësishme. Ka qenë një fundjavë e vështirë, pasi shiu nuk na lejoi që të punojmë ashtu si duhet. Por në fund mora 25 pikët dhe kjo është e rëndësishme”, u shpreh Maverick Vinales, në sezonin e parë me Yamaha, piloti që edhe në testet dimërore ka qenë më i shpejti në pistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat