Marquez nuk dorëzohet

Formula 1

Marquez nuk dorëzohet

Më: 12 prill 2017 Në ora: 18:09
Marquez

Marc Marquez nuk dorëzohet. Edhe pse e ka nisur në mënyrën më të keqe këtë sezon me një vend të 4-t në Katar dhe me një dalje nga pista në Argjentinë, kampioni në fuqi i Botës është i bindur se ka ende shanse për të mbrojtur titullin Botëror në MotoGP. Kur janë zhvilluar vetëm 2 gara, Marquez numëron vetëm 13 pikë, kundrejt 50 pikëve të Maverick Vinales e cila e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e tij debutues me Yamahan duke fituar dy garat e para. Gjithsesi spanjolli i Repsol Hondas është optimist për vazhdimësinë e sezonit.

” Në Argjentinë gjërat nuk shkuan ashtu siç ne prisnim, por objektivi ynë mbetet po i njëjti me atë të vitit të kaluar, të fitojmë Kampionatin Botëoror të MotoGP”.

Gara e rradhës do të zhvillohet në Austin të Texas-it. Kjo pistë favorizon shumë Hondan dhe është një nga të preferuarat e Marquez pasi aty spanjolli ka fituar radhazi 4 garat e fundit dhe do të kërkojë të përsërisë vetveten edhe këtë vit.

"Në Texas gjithmonë kam qenë shumë i shpejtë. Jam shumë i motivuar dhe do të shkoj sërish për t'u ngjitur minimalisht në podium. Me kë do të rivalizoj për titullin? Ajo dihet tashmë me dy pilotët e Yamahas, Vinales dhe Rossin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat