Beteja mes Mercedes dhe Ferrari

Formula 1

Beteja mes Mercedes dhe Ferrari

Më: 14 prill 2017 Në ora: 11:50
Vettel e Hamilton

I entuziazmuar pas suksesit një javë më parë në garën e Kinës, piloti britanik Lewis Hamilton shprehet se e ka pritur prej kohësh këtë përballje me Sebastian Vettel, që pilotin Ferrarin.

Dhe duket se ky rivalitet mes Hamilton dhe Vettel do të mbajë të hapur këtë Botëror deri në fund. “Deri më tani gjërat kanë shkuar mirë për Mercedes dhe falënderoj skuadrën për punën e bërë. Ferrari është një makinë e shpejtë dhe konkurruese këtë sezon dhe kjo e ka bërë më të bukur këtë Botëror”, u shpreh Hamilton.

Britaniku, duke iu rikthyer duelit me Vettel, shton: “Siç e kam thënë edhe më parë, të duelosh për titullin me një pilot të një skuadre tjetër është më emocionuese. Edhe në të ardhmen më ka ndodhur kjo gjë dhe ka qenë më stimuluese për mua dhe skuadrën, se sa kur përballesh me një pilot që ka një makinë të ngjashme me ty. Beteja mes Mercedes dhe Ferrari është një betejë historike në Formula 1, që ka rikthyer entuziasmin te fansat. Ndaj sfida me Vettel është më e bukur, pasi nuk ka mundësi të shohësh të dhënat e kundërshtarit”, tha Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat