Triumfon Marquez por Rossi merr kryesimin e kampionatit

Formula 1

Triumfon Marquez por Rossi merr kryesimin e kampionatit

Më: 24 prill 2017 Në ora: 14:29
Marquez

Triumfon Marquez por Rossi merr kryesimin e kampionatit. Këto janë dy verdiktet kryesore të garës së Austin për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në MotoGP. Kampioni i botës nuk e vendosi asnjëherë në diskutim fitoren në pistën e tij të preferuar duke fituar duelin me shokun e skuadrës Dani Pedrosa, i cili më pas u detyruar të ngrinte flamurin e bardhë edhe në duelin me Valentino Rossin që arriti të renditej i dyti. Ky është suksesi i 5 rresht i talentit Marquez në pistën teksane ku ai duket se nuk ka rivalë. Një zhgënjim i vërtetë rezultoi spanjolli i Yamahas, Maverick Vinales i cili u rrëzua duke i dhënë fund rekordit personal me 18 gara rresht në zonën e pikëve.

Gara nisi me Pedroisan që rrëmbeu menjëherë vendin e parë në dëm të shokut të skuadrës por me kalimin e xhirove ishte Marquez ai që e parakaloi dhe zhvilloi një duel të ashpër. Gjithsesi, piloti i dytë i Hondas nuk arriti ta ruante ritmin e rivalit duke lëshuar terren dhe ky ishte momenti kur “Doktori” përfitoi nga vështirësitë e spanjollit për ta parakaluar. Yamaha e iatlianit është ndoshta motori më i qëndrueshëm për momentin dhe Rossi tregoi eksperiencë për të mënaxhuar deri në fund një garë nga e cila mori maksimumin. Rritje tregoi edhe skuadra Ducati me Dovizioson në vendin e 6 dhe Lorenzon tre pozicione më sipër. Një moment disi delikat për ish kamionin e botës që këtë sezon nisi një eksperiencë të re me motrin italian por nuk arrin të përshtatet në perfeksion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat