Kubica paralajmëron rikthimin

Formula 1

Kubica paralajmëron rikthimin

Më: 26 prill 2017 Në ora: 19:40
Robert Kubica

Në vitet e para të karrierës së tij në Formula 1 konsiderohej një nga talentet e së ardhmes por dalëngadalë fama e tij u venit për shkak të tekave dhe karakterit të vështirë. Robert Kubica rishfaqet pas një shkëputje të gjatë nga Formula 1, e diktuar edhe nga problemet fizike për shkak të një aksidenti të rëndë në garat Rally.

Gjithsesi, polaku duket se ka ndryshuar mendje dhe tashmë mendon një rikthim në sportin që e bëri të famshëm. Nuk ngjitej në një makinë njëvendëshe që prej 6 vitesh por javën e shkuar ai ishte i pranishëm në disa teste me makinat e kategorisë GP3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat