Formula 1, pas 9 vitesh nga vija e parë dy Ferrari

Formula 1

Formula 1, pas 9 vitesh nga vija e parë dy Ferrari

Më: 30 prill 2017 Në ora: 09:48
Ferrari

Sebastian Vettel fiton “pol position” në provat zyrtare të Cmimit të Madh Rusisë në Formula 1, por ajo që bën më shumë jehonë është fakti se kohën e dytë më të mirë në pistën e Sochit e regjistroi një tjetër pilot i kokëkuqes, Kimi Raikkonen. Për herë të parë pas nëntë vitesh dy njëvendëshet e skuadrës italiane nisen nga vija e parë, një premisë që paralajmëron rikthimin e Ferrarit në majën e këtij sporti. Nuk ndodhte prej shumë kohësh në vijën e parë që të mungonin të dyja makinat Mercedes. Valteri Botas edhe këtë radhë bën më mirë se Lewis Hamilton, që shënoi kohën e katërt më të mirë.

I pesti në radhë do të niset Danien Ricciardo me Red Bullin e tij, ndërsa pas autralianit vjen Felippe Massa me njëvendëshen Williams.

Në vijën e katër do të nisen Verstapen dhe Hulkenberg, ndërsa top-10-shja mbyllet nga Perez e Ocon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat