Lajm shumë i keq për Michael Schumacher

Formula 1

Lajm shumë i keq për Michael Schumacher

Më: 2 maj 2017 Në ora: 20:59
Michael Schumacher

Michael Schumacher ende nuk e ka marrë veten që nga aksidenti i rëndë që ka pësuar në dhjetor të vitit 2013, duke skijuar.

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, vazhdon të jetë në gjendje kome, duke mos dhënë shumë informacione për shëndetin e tij.

Ai shërimin po vazhdon në vilën e tij në Zvicër, dhe gjatë kësaj kohe familja e tij shumë pak ka njoftuar rreth rehabilitimit të tij.

Dilema për shëndeti e Schumacher, ka ngritur një mik i tij, dhe ish garues i Formula 1, Philippe Streiff.

Streiff ka deklaruar se do të jetë shumë e vështirë, që Schumacher të shërohet plotësisht.

“Pas atij aksidenti dhe dëmtimeve të tilla, gjithmonë ka shpresë, por… janë bërë më shumë se tre vite, dhe ka pak gjasa që ai të shërohet plotësisht”, ka deklaruar Streiff.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat