Hamilton në një rrëfim 360 gradë

Formula 1

Hamilton në një rrëfim 360 gradë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 17:09
Lewis Hamilton

Piloti i Mercedesit, Lewis Hamilton, me zemër të hapur në një rrëfim 360 gradë ku rrëfen fëmijërinë e tij dhe ecejaket e vështira për të arritur deri në Formula 1. Ai ndalet gjithashtu edhe te roli i madh që ka pasur babai dhe Ayrton Senna në jetën dhe karrierën e tij. “Pa para nuk mund të hysh në Formula 1. E vërteta është e hidhur por nëse një djalosh i talentuar garon me një të pasur përherë do të shkojë në Formula 1 ky i dyti”.

I lindur në Stevenage të Anglisë dhe i rritur në një lagje punëtorësh në Londër, Hailton ka hasur përherë vështirësi pas divorcit të prondërve. “Nëse nuk do të ishte për babain tim nuk do të isha këtu ku jam sot. Ai ka bërë gjithçka për karrierën time. Turnin e parë punonte në një formë pijesh dhe më pas shkonte për të bërë një punë tjetër. Ka punuar madje edhe në 4 punë njëkohësisht dhe sa herë ulem në timon, jam i vetëdijshëm për atë që ka bëë për mua. Deri në moshën 24-vjeçare nuk kam parë asnjëherë pilotë me ngjyrë dhe vetëm tani ka nisur të rritet numri. Ky është një ndryshim shumë i rëndësishëm”.

Në fund një koment edhe për problemet me bullizmin që në moshë të vogël.

“Më pas u mora me boks dhe fillova të ndeshesha me ata që më sulmonin. Nuk jam dorëzuar asnjëherë, babai më ka shtyrë të shikoj përpara dhe ta shikoj jetën si një ring”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat