Rossi do fitoren e parë...

Formula 1

Rossi do fitoren e parë...

Më: 4 maj 2017 Në ora: 11:10
Rossi

Në prag të garës së parë Europiane në MotoGP, të parashikuar në Spanjë, në pistën e Jerez, piloti i Yamaha-s, Valentino Rossi është shprehur i lumtur në lidhje me zgjidhjen e disa problemeve që kishte motori i tij si dhe nuk e kishte mendur se në këtë garë ai do të vinte si i pari në renditjen e përgjithshme të MotoGP.

“Nuk e kisha menduar se në pistën e Jerez-it unë do të garoja si lider i kampionatit. Ndihem mirë për këtë pjesë. Gjithashtu ndihem mirë në lidhje me ndryshimet që kemi bërë në motorr, pasi kjo na jep mundësi të garojmë më shpejt dhe më mirë.”

Më tej, ish-kampionati i botës në MotoGP u shpreh se ka ende vend për përmisim dhe nëse vazhdojmë kështu gjërat do shkojnë në drejtimin e duhur. Në lidhje me pisten e Jerez, Rossi deklaroi se është një ndër më të preferuarat për të, pasi në të kaluarën ai ka arritur rezultate pozitive, por duhet patur kujdes pasi rivaliteti është i madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat