Hamilton flet për McLaren-in

Formula 1

Hamilton flet për McLaren-in

Më: 10 maj 2017 Në ora: 12:27
Lewis Hamilton

Te McLaren ai nisi karrierën në vitin 2007 në Formula 1 dhe falë edhe skuadrës angleze që i besoi një rol të rëndësishëm kur ai ishte shumë i ri, Lewis Hamilton sot është ky që është, një pilot 3 herë kampion bote në këtë sport. Me skuadrën me qendër në Woking, britaniku pasi iu afrua shumë në 2007-tën, në 2008-tën fitoi edhe titullin e tij të parë në Formula 1 dhe sot me McLaren që po kalon një nga periudhat më të errëta të gjithë historisë së saj, Hamilton nuk ka sesi të mos jetë nostalgjik.

“McLareni ka vend special në zemrën time, jam një tifoz i asaj skuadre dhe më vjen keq që nuk kanë mundësi për të luftuar për titullin.  Është e trishtueshme të shohësh McLarenin në fundin e tabelës së klasifikimit.  Në këtë lloj sporti ndodhin shpesh gjëra që nuk mund të kontrollohen por ka edhe gjëra që varen nga vendimet tona. Megjithatë mendoj se tashmë te McLaren-i, po provojnë të bëjnë zgjedhjet e duhura për të lëvizur në drejtimin e duhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat