Lavdëron Ferrarin

Formula 1

Lavdëron Ferrarin

Më: 11 maj 2017 Në ora: 18:27
Webber

Ish-piloti i Formula 1, Mark Webber ka mbetur i befasuar nga paraqitja e Ferrarit në garat e para të Botërorit. Dy fitore, dy vende të dyta dhe një vend i tretë për “kokëkuqen”. Sebastian Vettel kryeson me 88 pikë klasifikimin për pilotë, ndërsa për konstuktorë Ferrari ka grumbulluar vetëm një pikë më pak se Mercedesi.

“Te Ferrari kanë bërë një punë të shkëlqyer. Makina është shumë më e shpejtë dhe ajo që është më e rëndësishme ekstremisht e besueshme. Ferrari rigjeti Sebastian Vettel që të gjithë e njihnim. Aroma e fitores i ka dhënë shumë jetë. I heq kapelën Ferrarit”, ka thënë Webber.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat