Vettel: Mercedesi mbetet favoritë!

Formula 1

Vettel: Mercedesi mbetet favoritë!

Më: 12 maj 2017 Në ora: 17:19
Sebastian Vettel

Sebastian Vettel, pilot i Ferarrit, beson se mund të mposhtet ekipi i Mercedesit. Vettel është në krye të klasifikimit me 13 pikë më shumë se Lewis Hamilton i Marcedesit në Formula 1. Kjo fundjavë sjell në skenë Çmimin e Madh të Spanjës.

“Mercedesi ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme në vitet e fundit dhe unë mendoj se ata vazhdojnë të jenë skuadra favorite për të fituar titullin. Sigurisht situata jonë deri në këtë fazë të sezonit është shumë më e mirë se ajo e vitit të kaluar, por është ende shumë shpejtë për të nxjerrë konkluzione përfundimtare. Mercedesi vazhdon të mbetet skuadra për t’u mundur”, ka thënë Vettel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat