Vettel: Mercedes mbetet skuadra për tu mundur

Formula 1

Vettel: Mercedes mbetet skuadra për tu mundur

Më: 13 maj 2017 Në ora: 02:01
Vettel

Pas 4 garave të para të këtij sezoni në Formula 1, Sebastian Vettel kryeson klasfikimin e përgjithshëm me 13 pikë avantazh ndaj Leëis Hamilton. Kjo fundjavë sjell në skenë Cmimin e Madh të Spanjës, por pavarsisht paraqtijeve të mira që ka bërë skuadra italiane në këtë fillim sezoni, në vigjilie të garës së rradhës që do të zhvillohet në pistën e Montmelo në Barcelonë, gjermani 4-herë kampion bote nuk nguron të theksojë se Mercedesi vazhdon të jetë skuadra për tu mundur.

” Mercedesi ka patur një ecuri të jashtëzakonshme në vitet e fundit dhe unë mendoj se ata vazhdojnë të jenë skuadra favorite për të fituar titullin. Sigurisht situata jonë deri në këtë fazë të sezonit është shumë më e mirë se ajo e vitit të kaluar, por është ende shumë shpejtë për të nxjerrë konkluzione përfundimtare. Mercedesi vazhdon të mbetet skuadra për tu mundur”.

Vettel foli edhe për garën e Barcelonës ndërsa shkëputi një mendim edhe për të ardhmen e tij. Në media po flitet shumë që gjermani duke filluar që nga viti 2018, nuk do të jetë më pjesë e Ferrarit.

” Kjo e Montmelos është një garë e rëndësishme sepse të gjitha skuadrat kanë bërë modifikime në makinat e tyre, edhe pse për të thënë të vërtetën në 10 vitet e fundit, përmirësimet vinë garë pas gare.  E ardhmja ime larg Ferrarit? Janë vetëm zëra, unë për momentin jam i përqëndruar te ky kampionat. Dua të jap më të mirën time për të rikthyer kokëkuqen te titulli”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat