Hamilton triumfon në Spanjë

Formula 1

Hamilton triumfon në Spanjë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 16:07
Pamje nga festa në garë

Lewis Hamilton me Mercedes fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, pas një beteje epike me Sebastian Vettel, duke korrur suksesin e dytë sezonal (triumfi nr.55 në karrierë). Në pistën e Barcelonës, dy pilotët dhuruan një garë fantastike mes tyre, duke konfirmuar se titulli kampion do të jetë i hapur deri në kthesën e fundit të garës së fundit, raporton telesport. Vettel tentoi deri në fund të triumfojë, por kënaqet me vendin e dytë edhe pse e udhëhoqi garën në gjysmën e saj, ndoshta për faj të strategjisë së gomave.

Në podium ngjitet edhe makina Red Bull e Daniel Ricciardo, i treti, duke bërë një garë disi anonime, por australiani shfrytëzoi në maksimum situatat dhe tërheqjen e pilotëve rivalë. Bottas (Mercedes), Raikkonen (Ferrari) dhe Verstappen (Red Bull) e mbyllën para kohe garën, duke mos marrë asnjë pikë. Në renditjen e përgjithshme, Vettel qëndron në krye, në kuotën e 104 pikëve, 6 më shumë se Hamilton, ndërsa në vendin e tretë është Bottas, me 63 pikë. Gara e radhës, pas dy javësh në Monaco.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat