Button: Mund të rikthehem

Formula 1

Button: Mund të rikthehem

Më: 15 maj 2017 Në ora: 19:16
Jenson Button

Vetëm një garë nuk i mjafton pilotit britanik Jenson Button për të nxjerrë mallin e Formula 1. Button do të garojë garën e radhës në pistën e Monaco-s me makinën McLaren, duke zënë vendin e Fernado Alonso (garon në Indinapolis 500).  Ai nuk e përjashton mundësinë për t’u rikthyer në pistë vitin tjetër.

“Nuk përjashtoj asnjë mundësi në lidhje me të ardhmen time. Kam ende një kontratë me McLaren që skadon në vitin 2018, ndaj mund të rikthehem”, tha Button. Piloti britanik u tërhoq nga garat në fund të sezonit të kaluar, ndërkohë që këtë sezon do të zhvillojë një garë, atë të Çmimit të Madh të Monaco-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat