Prevalla 2017, gara e parë malore e këtij viti

Formula 1

Prevalla 2017, gara e parë malore e këtij viti

Më: 17 maj 2017 Në ora: 20:18
"Prevalla 2017"

Rruga Prevallë - Mushnikovë, të shtunën dhe të dielën, në disa intervale kohore në periudhën prej orës 10:00 - 16:00 do të jetë e mbyllur për veturat civile

Në fundjavë zhvillohet gara e parë e diciplinës malore për kampionatin sivjetmë të Kosovës në automobilizëm "Prevalla 2017", e cila i dedikohet veteranit të automobilizmit kosovar, Ramiz Bale.

Para garës së kësaj fundjave, automobilistët tanë janë shprehur optimistë për rezultate edhe më të mira se ato të vitit të kaluar. Diçka e tillë duket shumë reale, duke marrë parasysh investimet e mëdha që i kanë bërë ata. Disa prej tyre do të paraqiten me makina të reja, gjë e cila e bën edhe më interesant kampionatin e sivjetmë.

Prevalla është një shteg mjaft atraktiv për garuesit tanë, ndërsa tradicionalisht edhe shikueshmëria ka qenë e madhe, prandaj kështu pritet të jetë edhe në këtë javë.

Auto Klubi Prizreni D&G dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës i kanë bërë përgatitjet e duhura për garë. FASK-u është pajisur edhe me leje nga Ministria e Infrastrukturës që rruga Prevallë - Mushnikovë, të shtunën dhe të dielën, në disa intervale kohore në periudhën prej orës 10:00 - 16:00 do të jetë e mbyllur për veturat civile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat