Hamilton: Nuk duhet të gaboj më

Formula 1

Hamilton: Nuk duhet të gaboj më

Më: 22 maj 2017 Në ora: 17:59
Lewis Hamilton

Mentalitet fituesi dhe vazhdimësi janë këto cilësitë të cilat duhet ti ketë një pilot për të fituar titullin në Formula 1. Është i sigurtë për diçka të tillë Lewis Hamilton, i cili në vigjilie të Çmimit të Madh të Monacos ka si objektiv të japë maksimumin në  çdo pistë për t'u shpallur në fund kampion i botës për herë të 4-t.

"Për mua është një çështje vazhdimësie.  Mund të bësh paraqitje shumë të mirë në një garë, por mund edhe të dështosh totalisht në atë pasardhëse. E rëndëisishme është të jesh gjithmonë i përqëndruar, nga tani e deri në fund të kampionatit nuk duhet të gaboj më”.

Hamilton e di si fitohet një titull kampion, pasi deri tani numëron 1 kampionat Botëror me McLaren-in dhe 2 Mercedesin. Sipas pilotit anglez renditja aktuale nuk ka shumë rëndësi sepse ajo që vlen është si do të pozicionohesh në klasfikimin pas garës së fundit.

"Besoj se nuk ka ndonjë vlerë të madhe të kryesosh klasfikimin e përgjithshëm pas garës së ardhshme.  Ajo që vërtet ka rëndësi është ta përfundosh kampionatin në vendin e parë, është ky mentaliteti që duhet të kesh. Sigurisht që do të dëshiroja të fitoja në Monaco, por fitorja e titullit është më e rëndësishme sesa pikët maksimale në cdo garë në këtë fazë të sezonit.  Normalisht do të jetë dicka fantastike të shkoj në Monaco duke e ditur që jam në formë të mirë dhe mund të luftoj për fitoren finale".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat