Horner: Në Monaco synojmë një tjetër podium

Formula 1

Horner: Në Monaco synojmë një tjetër podium

Më: 23 maj 2017 Në ora: 17:11
Red Bull

Skuadra Red Bull synon të bëjë një tjetër paraqitje të mirë, këtë herë në garën e Çmimit të Madh të Monaco-s në Formula 1. “Kemi bërë disa hapa përpara, por ende nuk jemi pranë më të mirëve. Por mund të them se çdo garë ka 5-6 fitues dhe në Monaco befasitë janë gjithnjë të shumta”, tha Chris Horner, shefi i Red Bull, në prag të garës së Monacos. Numri 1 i makinës austriake shpreson që në pjesën e dytë të sezonit Red Bull të jetë protagoniste: “Ne po bëjmë maksimumin në çdo garë dhe gradualisht po bëjmë hapa përpara. Në Monaco synojmë një tjetër podium dhe kjo garë do të na thotë se ku jemi dhe se çfarë mund të synojmë në të ardhmen”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat