Formula 1, Raikkonen i pari në Monte Carlo

Formula 1

Formula 1, Raikkonen i pari në Monte Carlo

Më: 27 maj 2017 Në ora: 18:51
Formula 1

Dominin absolut i Ferrarit në provat zyrte të Cmimit të Madh të Montecarlos. Në garën e gjashtë të vitit nga vija e parë do të nisen dy pilotët e “kokëkuqes”, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel. Për pilotin finlandez të Ferrarit ky do të jetë “Pol Positionin” i 17-të në karrierë. Kohën e tretë më të mirë e regjistroi Valtery Bottas i Mercedesit, që la pas Daniel Ricardon me Red Bullin e tij.

Zhgënjim në shtëpinë e Mercedesit për performancën e Leëis Hamilton, i cili do të niset nga pozicioni i 13-të, pas penalizimit që mori Jenson Batton. Britaniku u shfaq në vështirësi fillimisht pas një gabimi në kthesë, ku për pak u përplas me barrierat anësore, më pas kur hyri në bokse. Mbetën jashtë klasifikimit Daniil Kvyat, Sergio Perez, Kevin Magnusen dhe Felipe Massa.

Cmimi i madh i Monte Carlos shihet si një shans i artë për Vettel për t’u shkëputur edhe me shumë nga Hamilton në klasifikimin e përgjithshëm për pilotë, me diferencën me të dyve që është vetëm 6 pikë. Gjithashti mund të përfitojë shumë edhe Raikkonen, që synon të ngushtojë distancën me Bottas. Gjithsesi gara e Montecarlos mund të rezervojë të papritura e për rrjedhojë të përmbysë parashikimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat