Lewis Hamilton: Te Ferrari, Vettel është piloti i parë

Formula 1

Lewis Hamilton: Te Ferrari, Vettel është piloti i parë

Më: 30 maj 2017 Në ora: 05:38
Lewis Hamilton

Pasi ka kaluar euforia e triumfit të dyfishtë në Monte Carlo, për Ferrarin është momenti të shijuar kryesimin e dy botërorëve, për pilotë e konstruktorë, me Vettel që e lë Hamilton 25 pikë pas, ndërsa Ferrari 17 pikë para Mercedes, por ndërkohë skuadrës italianë i duhet të përgatitet edhe për përgjigjen e rivalëve, pasi Mercedesi ka një potencial për të mos u nënvlerësuar dhe aftësi për të reaguar. Lewis Hamilton, ndërkohë përpiqet të fusë spicat në shtëpinë e rivalëve. Edhe pse te Ferrari kanc deklaruar gjithmonë se nuk ka një pilot të parë, gara në Monte Carlo, me Raikkonen që shkoi në pit stop në xhiron e 34, ndërsa Vettel bëri 39 xhiro duke marrë kryesimin, tregoi se kjo ishte një strategji e Ferrarit, ndaj Hamilton nuk e la rastin t’i shpëtonte duke deklaruar.

“Është e qartë se Ferrari e ka zgjedhur se kush është piloti i parë, dhe është e sigurt se do të bëjë gjithcka që ka në dorë në mënyrë që Vettel të marrë maksimumin në cdo fundjavë.”

Me mesazhin e tij të qartë, Hamilton kërkon që me një grup të vrasë dy zogj, nga njëra anë synon të prishë disi harmoninë në bokset e Ferrarit, me Raikkonen që u shfaq i hidhëruar, pavarësisht vendit të dytë në Principatë, ndërkohë që nga ana tjetër i jep një sinjal skuadrës së tij, Mercedes se për të mposhtur Vettel i duhet më tepër ndihmë edhe nga shoku i tij i skuadrës, Bottas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat