Lajm i madh për Yamaha-n

Formula 1

Lajm i madh për Yamaha-n

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 18:34
Valentino Rossi

Lajm i madh për Yamaha dhe tifozët e Valentino Rossit në MotoGP. “Doktori” i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka marrë “Ok” për të zbritur në pistën e Mugellos që këtë të premte për provat e lira të çmimit të madh të Italisë. 

Rossi pësoi një aksident në pistën e Motocros në Cavallara, dhe pasi qëndroi për disa ditë në spital për shkak të dhimbjeve në gjoks tashmë është gati t’u kthehet normalisht garave të MotoGP. Gjithsesi piloti 38-vjeçar deklaroi se vetëm pasi të zbresë në pistë mbi motor do ta kuptojë nëse do të jetë i aftë për të garuar në Muggello.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat