Wehrlein, gati për garën e radhës  

Formula 1

Wehrlein, gati për garën e radhës  

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 15:47
Pascal Wehrlein

Pascal Wehrlein gati për garën e Kanadas. Piloti gjerman i Sauber, pësoi një aksident të rëndë javën e kaluar, në Çmimin e Madh të Formula 1, në pistën e Montecarlo, ku pas një fërkimi me McLaren-in e Jesson Button përfundoi duke u përplasur më barrierat.  Aksidenti ishte i rëndë, por fatmirësisht ky moment ka kaluar pa pasojë për 22-vjecarin. Konfirmimin se ai do të mund të garojë në ndalesën e radhës në Kanada, të parashikuar më datë 11 qershor ka ardhur nga ana e stafit mjekësorë.

Lajmi ka gëzuar jo pak pilotin gjerman, i cili nëpërmjet një postimi në faqen e tij në tëiter, ka njoftuar mbështetësit e tij, se ai do të jetë i gatshëm për sfidën e radhës. Incidenti krijoi panik në radhët e stafit të Sauber, pasi vetëm pak muaj më parë, në janar, Wehrlein u përfshi në një aksident dhe ju desh të braktiste dy garat e para, atë në Australi dhe Kinë. Testet e fundit nuk lënë vend për dyshime, gjermani do të jetë në pistë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat