Dovizioso fitoi garën e Çmimit të Madh të Italisë

Formula 1

Dovizioso fitoi garën e Çmimit të Madh të Italisë

Më: 4 qershor 2017 Në ora: 15:34
Andrea Dovizioso

Piloti italian Andrea Dovizioso fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Italisë në Moto GP, duke triumfuar në pistën e Mugello, në garën e shtëpisë, para tifozëve të tij. Një sukses i merituar i pilotit të Ducati, që bëri një pjesë të dytë të garës të shkëlqyer, duke parakaluar Vinales me Yamaha, që e nisi garën nga “pole”, por e mbylli atë në vendin e dytë. Dovizioso, në xhirot e fundit arriti të krijojë një epërsi të lehtë, duke korrur suksesin e parë sezonal. Pas Vinales (i dyti) në vendin e tretë u rendit një tjetër pilot italian, Danilo Petrucci me Ducatin jo-zyrtar, duke u ngjitur kështu në podium. I zhgënjyeri i madh i kësaj gare është Valentino Rossi me Yamahën tjetër, që u rendit i katërti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat