Vettel: Të tregohemi shumë të kujdesshëm

Formula 1

Vettel: Të tregohemi shumë të kujdesshëm

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 16:05
Sebastian Vettel

Piloti i Ferrarit, Sebastian Vettel, synon ta thellojë edhe më shumë epërsinë në renditjen e përgjithshme të Formula 1. Ai kryeson me 129 pikë,  ka 25 më shumë se Lewis Hamilton i Mercedesit. Pilotët pretendojnë se janë të përgatitur për garën e të dielës (11 qershor) dhe shumica prej tyre mëtojnë fitoren në garën për Çmimin e Madh të Kanadasë, e cila mbahet në shtegun e Montrealit.  Vettel ka fituar 3 nga  6 garat e para të këtij sezoni. Vettel mendon se ky është viti i tij  dhe nuk dëshiron të ndalet me kaq. Gara e 7-të e Botërorit të Formula 1 është në Montreal dhe kërkon maksimumin.

“Më pëlqen shumë kjo pistë dhe po pres me padurim momentin për të garuar. Deri tani makina është sjellë shumë mirë dhe besoj që do të ruajmë të njëjtin rendiment edhe në Kanada edhe pse asgjë nuk është e sigurt”, tha Vettel. Ai në vazhdim tregon se ku mund jetë edhe forca e tyre për të triumfuar në këtë garë që pritet me emocione të mëdha. “Mendoj se forca jonë vjen nga impenjimi kolektiv. Të gjithë në skuadër sforcohemi shumë për të marrë maksimumin.

Njerëzit shohin vetëm atë që bëj unë në pistë, por jo punën që bëhet në Maranello. Ky sezon ka rezultuar shumë pozitiv për ne deri në këtë fazë, por mbetet për tu parë se çfarë do të bëjmë në garat që do të vinë nuk është asnjëherë e lehtë që të përsërisësh të njëjtat rezultate. Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm ndaj detajeve për të bërë mirë edhe në Montreal”, tha ai. Me këmbë në tokë qëndron edhe Kimi Raikkonen. Finlandezi i cili u rendit i dyti në Çmimin e Madh të Monacos, e di që Ferrarin e pret një garë shumë e vështirë në Montreal. “Çdo pistë është e ndryshme, në asnjë cirkuit nuk e kemi pasur të lehtë dhe nuk do ta kemi as në Montreal”, tha Raikkonen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat