Mes Alonsos dhe Honda’s, tek McLaren zgjedhin spanjollin

Formula 1

Mes Alonsos dhe Honda’s, tek McLaren zgjedhin spanjollin

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 19:03
Alonso

Mes Alonsos dhe Honda’s, tek McLaren zgjedhin spanjollin. Drejtuesit e skuadrës angleze do të ndërpresin kontratën me prodhuesin japonez në fundin e sezonit. Për të mbajtur në skuadër Fernando Alonso’n, nuk mjaftojnë vetëm 25 milionë paundët që ai përfiton por duhet edhe një makinë konkuruese.

Në Kanada, McLaren ishte pranë pikës së parë këtë sezon, por Alonso u detyrua të ndalojë pas difektit në motorr kur ishte në zonën e pikëve. Në total deri tani, Honda e ka lënë në mes garën e McLaren, 10 herë me të dyja makinat. Ndërkohë Mansour Ojjeh ka filluar bisedimet me Toto Wolff dhe Niki Lauda’n për mundësinë e furnizimit nga konstruktori gjerman në sezonin e ri 2018.

Drejtori i garave, Eric Boullier shprehet se marrëveshja pritet të arrihet përpara garës së Azerbaixhanit. Nga ana financiare, marrëveshja pritet t’iu kushtojë anglezëve 78 milionë paundë më shumë të cilat Ojjeh mund ti nxjerrë nga llogaritë e tij në mungesë të sponsorëve të mundshëm.

Aktualisht McLaren nuk ka asnjë pikë në botërorin e konstruktorëve. Ndërsa pas një marrëveshje të mundshme për vitin 2018, 20 herë kampionët e Botës, nga të cilat 8 për konstruktorë, do të bëhen skuadra e 4-t me motorrë Mercedes. Ashtu si Williams dhe Force India, McLaren do të marrë motorrin e ri, 2 gara pas skuadrës zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat