Verstappen dominues në Azerbajxhan

Formula 1

Verstappen dominues në Azerbajxhan

Më: 23 qershor 2017 Në ora: 18:52
Verstappen

Max Verstappen i papërmbajtshëm edhe në provat e dyta të lira të Cmimit të Madh të Europës në Formula 1. Mbi pistën e kryeqytetit të Azerbajxhan-it, Baku. piloti holandez i Red Bullit regjistroi kohën më të shpejtë duke e ndalur kronometrin në 1 minutë 43 sekonda e e 362 të mijtat. Verstappen gjatë ditës së Premte konfirmoi se do të jetë një rival i fortë për pole-position në provat e kësaj të Shtune dhe pse jo për të triumfuar në garën e të Dielës. Menjëherë pas tij u pozicionua, Valteri Bottas me Mercedes-in, koha e shepjtë e të cilit ishte 1 të dhjetat e sekondës më e ngadaltë se ajo e Verstappen. Me vetëm 11 të mijtat më shumë se Bottas, Daniel Ricciardo piloti tjetër i Red Bullit u rendit i treti. Paraqitje të mira edhe ato të dyshes së Ferrarit Raikkonen-Vettel me finlandezin dhe gjermanin që ndanë mes tyre vendin e 4-t dhe të 5-t, por nëse merret në konsideratë totali i xhirove të zhvilluara dhe mesatarja e kohëve Vettel dhe Raikkonen trembin jo pak pasi ishin më të shpejtët. Një premtë e zezë për Leëis Hamilton në Baku. 3-herë kampioni i Botës dhe rivali i madh i gjermanit Vettel në garën për titull nuk shkoi më shumë se vendi i 10-të në provat e dyta të lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat