Drejtori teknik i Red Bullit, Horner: S’kemi nevojë për Alonson

Formula 1

Drejtori teknik i Red Bullit, Horner: S’kemi nevojë për Alonson

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 03:05
Red Bull, stafi

Drejtori teknik i Red Bull, Christian Horner, ka reaguar shpejt ndaj Fernando Alonsos, i cili tha të enjten se këtë vit do të ndodhin “gjëra mjaft interesante”, të cilat do të vazhdojnë edhe në vitin 2018.

Piloti spanjoll është i bindur se ka vend për të në çdo skuderi të Formula 1, gjersa zbuloi disa muaj më parë se Red Bull ishte “i vetmi ekip që i ka mbyllur dyert  sepse tashmë ka shoferë shumë të rinj me kontratë afatgjatë, por ka marrë sinjale pozitive se gjërat do të lëvizin në të ardhmen dhe mund të bëhet pilot i klubit austriak”.

Por, Horner reagoi shumë shpejt duke ia rikujtuar vendimin e bordit të klubit, ku deklaroi se “Askush në ekip nuk dyshon se Max (Verstappen) dhe Daniel (Ricciardo) do të jenë edhe vitin e ardhshëm në skuterin tonë dhe nuk ka vend për ndonjë pilot tjetër,” tha britaniku.

Ky gjithashtu ishte një mesazh për Carlos Sainz, i cili shpreson të bëjë hapin e madhe duke qenë piloti i parë i Red Bullit në vitin 2018.

Ndryshe, pilotët aktualisht gjenden në kryeqytetin e Azerbajxhanit, ku do të marrin pjesë në pistën e Bakut. 

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat