Hamilton dhe Mercedes dominojnë në Baku

Formula 1

Hamilton dhe Mercedes dominojnë në Baku

Më: 24 qershor 2017 Në ora: 21:12
Hamilton

Dominim i Mercedesit në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Azerbajxhanit, me dy pilotët e skuadrës gjermane Leëis Hamilton dhe Valteri Bottas që jo vetëm zunë dy vendet e para në nisjen e së dielës por gjithashtu nuk patën konkurencë mbi pistë.

Për pilotin britanik ky ishte pole positioni i dytë radhazi, i pesti i këtij sezoni dhe i 66-ti në total në karrierë duke qenë tashmë vetëm dy pole-position larg rekordit absolut që mbahet nga Michael Schumacher. Hamilton e ndali kronometrin në 1 inutë 40 sekonda e 593 të mijtat, pothuajse 5 të qindtat më mirë sesa kolegu i tij i skuadrës.

Ferrari ndërkohë duhet të kënaqet me vijën e dytë në nisje, me Raikonnen dhe Vettel që zunë respektivisht vendin e 3-të dhe të katërt në provat e shpejtësisë. Max Verstappen do të niset i pesti në Baku, ndërsa kohën e gjashtë më të shpejtë e regjistroi piloti i Force India Perez që u ndoq nga kolegu i skuadrës, Ocon. Vetëm koha e 10 për Daniel Ricciardon, ndërsa Fernando Alonso do të niset nga vendi i 18-të duke konfirmuar problemet me makinën e tij Mclaren, aq sa në përfundim të provave bëri dhe humor me ecurinë e skuadrës angleze, teksa deklaroi se kur ai garon në pistë plilotët rivalë mendojnë se po i drejtohet bokseve duke ironizuar hapur paraqitjen e makinës që drejton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat