Shkëndija mes Vettel dhe Hamilton

Formula 1

Shkëndija mes Vettel dhe Hamilton

Më: 26 qershor 2017 Në ora: 15:06
Pamje nga një garë

Tension i lartë mes Sebastian Vettel dhe Lewis Hamilton gjatë dhe pas cmimit të madh të Azerjbaxhanit. Piloti gjerman i Ferrarit është i sigurtë që ulja e menjëhershme e shpejtësisë nga britaniku në dalje të kthesës së 15-të ishte shkaku kryesore i përpalsjes mes dy makinave, duke pretenduar se dëminimi i dhënë nga organizatorët e garës është i parregullt. Mirëpo FIA ka saktësuar se në bazë të të dhënave nuk është konstatuar asnjë parregullsi nga Hamilton, i cili as nuk ka marrë qoftë një qortim për këtë incident. 31-vjevari e konsideron të turpshëm veprimin e rivalit të tij.

“Veprimi i Vettel? Unë nuk ngadalësova me qëlllim, ndërsa ai m’u afrua dhe më goditi. Ky është një turp. Mënyra sesi e pilotoi makinën ishte e rrezikshme dhe për këtë u penalizua me 10 sekonda. Mos më detyroni të them gjera të tjera.”

Por Hamilton nuk u ndal me kaq, duke e kërcënuar Vettelit se nëse ka dicka personale, mund ta zgjidhin ballë për ballë.

“Sebastian duhet të tregojë se është burrë. Nëse ka një problem me mua, ndoshta është më mirë që të sqarohemo jashtë makinave. Imagjinoni se cfarë mund të kenë menduar të rinjtë që kanë ndjekur këtë lloj sjelljeje nga një kampion bote.”  Vettel nuk është aspak dakord me deklaratat e Hamilton dhe nuk pranon që i gjithë faji është i tij.

“Lewis nuk u soll në mënyrë korrekte dhe nuk mendoj se është e drejtë që unë të dënohem dhe ai ajo. Gjithsesi nuk besoj se ai synonte të dëmtonte makinën time, sepse do të dëmtonte të tijën. Tani nuk është momenti i duhur për t’i folur, këtë do ta bëj kur të jetë momenti i duhur. Nuk kam probmele me Lewisin, e respektoj shumë për statusin që ka”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat