A ishte i kënaqur me rezultatin?

Formula 1

A ishte i kënaqur me rezultatin?

Më: 3 korrik 2017 Në ora: 12:25
Valentino Rossi

U rendit i pesti, por ka mbetur i kënaqur nga ky rezultat i arritur dje në pistën e Sachsenring. Valentino Rossi ka marrë pikë të rëndësishme, që sipas tij do ta ndihmojnë në betejën për titullin kampion në Moto GP. Italiani është 10 pikë pas Marc Marquez, që kryeson renditjen, raporton telesport. “Kur garon synon fitoren dhe nuk kënaqersh me vendin e pestë, por duke parë se si shkuan gjërat gjatë kësaj fundjave mund të them se ky rezultat ishte maksimumi dhe se gara nuk shkoi shumë keq”, tha Rossi.

“Kemi vuajtur shumë gjatë fundjavës dhe mund të kisha fituar edhe ndonjë pozicion tjetër, por Vinales ishte më i shpejtë dhe nuk e arrija dot. Në garë provuam gomën e mesme dhe ia vlejti, pasi na dha rezultat”, u shpreh më tej piloti italian i Yamaha, që pranon se kjo ka qenë një garë e vështirë për të edhe për faktin se gjatë fundjavës ra shi në pistë. “Duhet të gjejjmë një kombinim optimal mes motorit e telajos, për të qenë më kompetitivë në çdo garë. Gjithsesi, Botërori është i hapur, pasi jemi pranë njëri-tjetrit”, tha Rossi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat