Silverstone ndërpret kontratën me Formula 1

Formula 1

Silverstone ndërpret kontratën me Formula 1

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 18:28
Pamje nga një garë

E ardhmja e Çmimit të Madh të Britanisë së Madhe në Formula 1 është në rrezik, pasi drejtuesit e pistës së Silvestone kanë vendosur të ndërpresin kontratën. Ditën e diel do të garohet në pistën britanike, por organizatorët e garës së Silverstone kanë vendosur të shfrytëzojnë një klauzolë në favorin e tyre, për të ndërprerë marrëdhëniet pas vitit 2019.

“Ne vendosëm të ndërpresim marrëdhëniet, pasi kostot financiare të diktuara nga Formula 1 janë të papërballueshme për ne”, tha John Grant, presidenti i shoqatës britanike të automobilizmit. Kontrata aktuale mes Silvestone dhe Formula 1 është nënshkruar në vitin 2009 dhe ka afat 17-vjeçar, deri në vitin 2026, por me një klauzolë ndërprerje në vitin 2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat