Urrejnë njëri-tjetrin

Formula 1

Urrejnë njëri-tjetrin

Më: 12 korrik 2017 Në ora: 17:39
Hamilton e Vettel

Shefi i makinës Red Bull, Chris Horner, ka rrëfyer sot, pas garës së Austrisë, se marrëdhënia mes pilotit britanik Lewis Hamilton dhe atij gjerman Sebastian Vettel është shumë e tensionuar.

Madje numri 1 i makinës austriake shkoi deri aty, duke thënë se pilotët e urrejnë njëri-tjetrin. Sipas Horner, fakti që pilotët refuzuan t’i japin dorën njëri-tjetrit është sinjal i qartë që situata mes dy pilotëve është shumë e keqe. “Sebastian dhe Hamilton, në këto moment e urrejnë njëri-tjetrin. Pasi të dy e dinë se vetëm njëri prej tyre do ta fitojë titullin kampion”, tha Horner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat