Show në Silverstone

Formula 1

Show në Silverstone

Më: 13 korrik 2017 Në ora: 19:22
Pamje nga makinat e Formula 1

Formula 1 shfaq dimensionin e saj të ri, drita, britma, buzëqeshje dhe emocione. Liberty Media, kompania që ka në pronësi cirkuitin e bëri të qartë konceptin për një Formula 1 që është në mes të njerëzve,  me Live London. Një spekrtakël që u shijua nga turma në qendër të Londrës ku ishin prezentë edhe të gjithë pilotët, përvec njërit, atij më të priturit. Mungonte cuditërisht,  Lewis Hamilton, piloti i shtëpisë që edhe për karakteristikat duket i prerë për spektaklin mungoi.

Ishte një event i përzier mes party-it, muzikës dhe zhurmës së motorave, një lloj parade me makinat që xhiruan në Trafalgar Square dhe më pas drejt Westminster, gjithcka në mes të turmës për një festë që pak kohë më parë ishte e paimagjinueshme. Jenson Button jo më kot evidentoi se kurrë më parë nuk ka ndodhur që të gjitha skuadrat të jenë pjesë e një eventi që nuk është një Cmim i Madh, ndërsa Ross Broën, njeriu i zgjedhur nga pronarët e Liberty Media theksoi se ky është shpirti i ri i Formula 1.

Në sfondin e këngëve të kënduara live nga Tom Grennan dhe Bastille, në skermat gjigande kaluan imazhe spektakolare, nuik mungonte as incidenti mes Sebastian Vettel dhe Hamilton në Azerbajxhan, dhe jo rastësisht më parë ishin shfaqur imazhet e Ayrton Senna dhe Alain Prost dhe menjëherë më pas ato të Vettel dhe Hamilton.

Më pas skuadrat nxorën në sfilatë njëvendëshet e tyre më të spikatura , që nga Renault Turbo i 1997 e deri te Ferrari SF 15-T. Mes buzëqeshjeve e takimeve nuk munguan edhe selfit e tifozëve me pilotët, atyre të Ferrarit padyshim ju kanë pëlqyer fjalët e Maurizio Arrivabene që e bëri të qartë se kokëkuqja synon të triumfojë në Silverstone.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat