Reagimi i pilotit britanik

Formula 1

Reagimi i pilotit britanik

Më: 21 korrik 2017 Në ora: 11:53
Lewis Hamilton

Orët e fundit, shtypi britanik ka bërë me dije se piloti Lewis Hamilton mund të pilotojë një makinë Ferrari gjatë vitit 2019.

Këto fjalë janë përgënjeshtruar nga shefi i Mercedes, Toto Wolff, por sot ka ardhur edhe reagimi i pilotit britanik, që tha: “Nuk kam menduar për asnjë moment se mund të largohem nga Mercedes. Nuk e mohoj që jam një tifoz i madh i Ferrarit, është një skuadër fantastike, por e dua skuadrën ku jam tani. Atmosfera që krijohet te Mercedes është e mrekullueshme, janë 1,800 vetë që punojnë për dy makina kampione. Më pëlqen ambienti dhe mënyra se si punohet aty”, tha Hamilton.

Kontrata e pilotit britanik me Mercedes skadon në fund të 2018-ës dhe nuk dihet se çfarë do të bëjë Hamilton pas asaj date, do të rinovojë, do të tërhiqet nga garat apo mund të kalojë te Ferrari. “Unë nuk e di se çfarë mund të ndodhë pas pak muajsh, jo më pas një viti. Edhe sikur të fitoj një tjetër titull kampion nuk do të më alrgohet motive për të pilotuar sërish dhe të tërhiqem. Gjithnjë dëshiroj të fitoj, ndaj jam përqendruar te ky sezon dhe për të fituar titullin këtë vit”, u shpreh piloti britanik Lewis Hamilton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat