Vettel rrezikon kreun e renditjes në Formula 1

Formula 1

Vettel rrezikon kreun e renditjes në Formula 1

Më: 28 korrik 2017 Në ora: 11:34
Sebastian Vettel

Piloti Sebastian Vettel rrezikon kreun e renditjes në Formula 1, pasi avantazhi që ka me Leëis Hamilton është vetëm 1 pikë avantazh. Dy garat e fundit nuk kanë qenë shumë fatlume për “kokëkuqen”, që kërkon në Hungari të rikthehet te suksesi në kampionat. “Mercedes është paraqitur më mirë, por ne nuk kemi patur shumë fat. Ndonjëherë ndodh që gjërat të shkojnë keq edhe pse e dimë që mund të duelojmë për fitore”, u shpreh piloti gjerman i Ferrarit, që do të zhvillojë garën e 50-të në karrierë me makinën italiane.

“Gara e 50-të me Ferrarin? Mund të them që ky vit ka qenë shumë më i mirë. Ne duam që Ferrari të jetë kompetitiv dhe këtë sezon jemi përmirësuar ndjeshëm. Ne duam të fitojmë çdo garë, duke nisur nga sfida e radhës në Hungari, duke mos u dhënë asnjë mundësi rikuperimi të tjerëve”, tha Vettel për mediat nga pista e Hungaroringut. Në renditjen e përgjithshme, piloti gjerman ka 177 pikë, 1 më shumë se Hamilton me Mercedes, ndërkohë që kjo është gara e fundit para pshimeve verore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat